Në vazhdën e replikave të sotme me njëri-tjetrin, Presidenti Ilir Meta i përgjigjet sërish kryeministrit Rama.
Meta poston një video të 20 viteve më parë, ku Rama e lavdëron. ndërsa sot Meta e këshillon që nesër, kur pritet të kalojnë në Kuvend Kodi Zgjedhor të mos dëgjojë më bandat dhe oligarkët.
Stautsi i Metës:
“Edi, faleminderit për fjalët e mira që ke thënë për mua 20 vite më parë dhe që m’i thua gjithmonë kur takohemi nga afër.
E di vetë ti!Por nesër është një ditë e rëndësishme për shqiptarët, ndaj të lutem mos dëgjo më bandat dhe oligarkët se nuk ja u ka parë kush hajrin!
Koha për një FRYMË TË RE, për një bashkëjetesë qytetare dhe europiane, është tani!
Respekto Marrëveshjen e 5 Qershorit dhe të lutem hapi listat, për socialistët në radhë të parë dhe për të gjithë shqiptarët”.
Ndërkohë nuk ka vonuar dhe reagimi nga Kryeministri Rama i cili është shprehur se nuk i heq asnjë presje atyre që ka thënë më parë, por i kërkon Metës tu thotë shqiptarëve se çfarë borxhi i kanë që s’pushon së ngatërruari dynjanë!
Statusi nga Edi Rama:
(1/2) Edi, faleminderit për fjalët e mira që ke thënë për mua 20 vite më parë dhe që m’i thua gjithmonë kur takohemi nga afër.
E di vetë ti!
Por nesër është një ditë e rëndësishme për shqiptarët, ndaj të lutem mos dëgjo më bandat dhe oligarkët se nuk ja u ka parë kush hajrin! pic.twitter.com/SJenIImpBc— Ilir Meta (@ilirmetazyrtar) October 4, 2020