Pas disa informacionesh mbi gjendjen shëndetësore të Donald Trump, vetë presidenti përmes një video mesazhi u shpreh se është mirë.
Aktualisht ai ndodhet i shtruar në spital pasi u infektua me koronavirus disa ditë më parë.
I veshur me xhaketë dhe këmishë, në një videomesazh në Tëitter Trump falenderoi të gjithë stafin mjekësor të Ëalter Reed National Military Medical Center. Gjithashtu ai u shpreh se është i gatshëm t’i rikthehet sa më parë fushatës elektorale.
Ndërkohë mjekët që po merren me trajtimin e tij shprehen se Presidenti është në gjendje të qëndrueshme por ditët në vijim do të jenë të rëndësishme për shëndetin e tij.
/e.rr