Aktorja Rajmona Bulku është infektuar me Covid-19. Mësohet se aktorja është shtruar në spital ku po merr kurën e nevojshme për t’u shëruar nga koronavirusi.
Aktorja 62-vjeçare ndodhet në gjendje të qëndrueshme. Rajmonda Bulku është nderuar me disa çmime.
Ajo ka marrë pjesë në më shumë se 20 filma, ndërkohë që mbahet mend edhe si pjesë e lëvizjes studentore të dhjetorit ’90.
Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit, Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se tre qytetarë kanë humbur betejën me Covid-19, ndërkohë që kanë rezultuar të infektuar edhe 152 të tjerë.
/e.rr