Një grup prej rreth 50 sipërmarrësish turq u ndalua nga autoritetet ruse në Krasnodar, në Rusinë jugore, me akuzën se kanë gënjyer mbi motivet e hyrjes së tyre në vend, sipas “CNN Turk”.
Sipas asaj që tregon një nga sipërmarrësit, “grupi i biznesmenëve ishte ndaluar dje dhe sot në mëngjes kishte dalë përpara drejtësisë, që i dënoi me 10 ditë burg dhe një gjobë prej 60 eurosh”.
Ndërkohë që vazhdon të jetë i lartë tensioni mes Rusisë dhe Turqisë pas rrëzimit dy ditë më parë të një avioni luftarak rus që Ankaraja pretendon se ka shkelur hapësirën ajrore turke.