Kryeministri Edi Rama gjatë një konference të përbashkët me Nënsekretarin e SHBA për Zhvillimin Ekonomik, Energjinë dhe Mjedisin, Keith Krach deklaroi se në këtë kohë pandemie mes Amerikës dhe Shqipërisë ka një të përbashkët.
Ai theksoi se të dy vendeve nuk iu lejohet që të shkojnë në Europë, për shkak të rrezikut nga koronavirusi. Mes të tjerash ai nuk e fshehu kënaqësinë e këtij takimi që po mbahet në Tiranë.
“Jemi absolutisht të lumtur që nuk jemi vetëm dhe që jemi në krahu e atyre që janë miqtë tanë më besnik dhe më të besueshëm dhe që të shohin tek ne atë që shohim ne tek ata; partnerë të besueshëm dhe miq të mirë në ditë të vështira. Edhe pse më vjen mirë që kemi një gjet ë përbashkët, shqiptarët dhe amerikanët, që në Europë e kemi të ndaluar të hyjmë. Ne kemi qenë mësuar me këtë. Fakti që jemi bashkë me ju, se nuk na lënë të shkojmë ne Evropë se kanë frikë se u çojmë COVID-in, takohemi në Tiranë. Koha do e tregojë se është bukur të takohesh në Tiranë, në një vend të Europës. Falënderoj dhe zonjën ambasadore, që se vuan fare që ndodhet e izoluar në Shqipëri.”, tha Rama.
g.kosovari