Vajza e jashtëligjshme e Mbretit Albert II të Belgjikës, Delphine Boël ka fituar të drejtën e titullit mbretëror, dhe tani mund të quhet zyrtarisht si Princeshë e Belgjikës. Sipas Gjykatës së Apelit në Bruksel skluptorja 52-vjeçare do të zotrojë të drejta të barabarta me tre vajzat e tjera të mbretit.
Ajo padinë e saj e ka nisur në vitin 2013, me pretendimin se Mbreti ka pasur marrëdhënie seksuale me nënë e saj në vitin 1968. Mbreti i cili këtë deklaratë e mohoi për 7 vite rresht, e ka panuar në janar të këtij viti se është babai biologjik i Boël.
“Ajo është shumë e lumtur për vendimin që i jep fund një procedure të gjatë e të lodhshme për të dhe familjen”, tha avokatja e saj.
Mbreti Albert II në vitin 2013 në moshën 79-vjeçare hoqi dorë nga froni për arsye shëndetësore duke ja lënë fronin të birit Philippe. Ndërsa zërat për fëmijën jashtëmartesore kanë nisur që të vitin 1999.
g.kosovari