Një gazetare i ka vënë flakën vetes përpara zyrave të Ministrisë së Brendshme ruse. Ngjarja e rëndë është raportuar në qytetin Nizhniy Novgorod, ku për fat të keq gazetarja Irina Slavina humbi jetën tragjikisht.
“Fajësoni Federatën Ruse për vdekjen time”, kishte shkruar ajo në Facebook përpara se të vetëdigjej.
Ajo tha të enjten se policia kishte ushtruar kontroll në banesën e saj duke i sekuestruar kompjuterë dhe dosje me materiale.
Slavina ishte kryeredaktore e faqes së lajmeve në internet KozaPress, dhe motoja e medias është “lajmet dhe analizat” dhe “pa censurë”.
Ende nuk dihen shkaqet e vërteta të kësaj ngjarjeje.
/e.rr