Presidenti i SHBA Donald Trumpsë bashku me bashkëshorten e tij Melania rezultuan pozitivë me Covid 19. Por si është gjendja e tyre? Shefi i stafit të Shtëpisë së Bardhë, Mark Meadows konfirmoi se presidenti amerikan Donald Trump aktualisht po përjeton simptoma të lehta nga koronavirusi.
“Presidenti është “në humor të mirë” dhe po përjeton simptoma të lehta në lidhje me Covid-19” u tha gazetarëve shefi i stafit të Shtëpisë së Bardhë. “Mjekët vazhdojnë të monitorojnë shëndetin e tij dhe shëndetin e zonjës së parë” shtoi më tej ai.
Meadows tha se “presidenti vijon të jetë “shumë energjik” dhe po i kushton vëmendje të madhe ekonomisë dhe situatës nga pandemia, pavarësisht infektimit të tij. Unë jam optimist se ai do të ketë një shërim shumë të shpejtë dhe të shpejtë” përfundoi ai.
/e.rr