Ish-sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani, ka deklaruar se do të donte që në zgjedhjet e 25 prillit PD ta merrte pushtetin e vetme dhe jo në koalicion me LSI-në.
“Unë besoj se kjo është pjesë e lojës demokratike dhe mënyrës si operojnë palët në një fushë parazgjedhore. Do kisha preferuar që PD ta merrte e vetme pushtetin por s’ka asgjë të keqe që forcat të bashkëveprojnë me njëra- tjetrën. Këtu nuk bëhet fjalë për aleancën e qelbësirave që u bë kur donin të rrëzonin Sali Berishën. Kjo është një aleancë politike që bashkëpunojnë për të bërë më të mirën.
Por ne nuk i përkasim të njëjtës familje. Atë ai përkasin Partisë Socialiste, ne jo. Është normale që politika të bashkëpunojë për një koalicion legjitim. Kjo nuk ngjan me aleancën e qelbësirave”, tha Ristani.
Gjatë intervistës në Report Tv, i pyetur për të larguarit nga PD, Ristani u shpreh se i vjen keq që Jozefina topalli nuk është përfshirë në lista, ndërsa shtoi se do të preferonte që jo vetëm Topalli, por edhe disa kontribues të tjerë të vjetër të PD, të ishin në këto zgjedhje.
“Unë do kisha preferuar që jo vetën Topalli por edhe disa kontribues të vjetër të PD qtë kishin qenë në këto zgjedhje e ti përballonim së bashku.
Unë jam një natyrë që vështirë t’i prish marrëdhëniet me dikë. Kam marrëdhënie të mira, normale. Zonja Topalli është një personalitet në politikën shqiptare, dhe nuk kam qenë unë. Sigurisht nuk ka asgjë të keqe. Unë personalisht do të doja të ishim së bashku”, shtoi ndër të tjera ish-deputeti për Report Tv.
/e.rr