Klement Balili është shtruar në spitalin e burgut në Peqin, raportojnë mediat në vend.
Ai nuk është i vetmi, nga të burgosurit, që ka përfunduar në spital. I njohur ndryshe si “Eskobari i Ballkanit” nuk dihet se për çfarë arsye është shtruar në spital. Ndërkohë 120 të dënuar në burgun e Peqinit kanë hyre në grevë urie.
Ata kërkojnë takime me të afërmit, si dhe të mos aplikohet burgu i përjetshëm, por të zbresë në 20 vjet burg, e po ashtu të mos dënohen, kur kapen me telefona në qeli.
Gjithashtu ata kanë firmosur një peticion ku kërkojnë dorëheqjen e Drejtorit Agim Ismaili si dhe të fiken dritat natën në qeli. Por ajo që vlen të theksohet është se fenomeni i “të sëmurit” po përsëritet tek burgu i Peqinit.
Gjatë javës u shtruan në spital Gate Mahmutaj, Arbjon Aliko dhe Genci Balla. Nuk dihet ende se çfarë ndodh pas dyerve të këtij institucioni të vuajtjes së dënimit. Drejtoria e përgjithshme e burgjeve nuk ka dhënë ende asnjë shpjegim.
/e.rr