Deputetja Rudina Hajdari tha se Partia Socialiste i ka tradhtuar shqiptarët, për sa i përket çështjes së listave të hapura.
Hajdari theksoi se Edi Rama veproi me manovër politike, duke bërë që listat e hapura të mos jenë më realitet. Sipas saj, listat e mbyllura, sjellin memecë në parlament.
Bëjnë sikur hapin listat, është një manovër. Ata edhe në moment të fundit një mekanizëm, që të hedhin hi në sytë e shqiptarëve. Shqiptarët kërkojnë lista të hapura 100 përqind. Rama kërkon të zgjedhë deputetët e preferuar. Listat e mbyllura sjellin memecë në parlament. E gjitha tregon se këta janë të njëjtit, nuk e ndryshojnë lëkurën e ujkut që kanë.
Kam treguar konsistencë në qëndrimet e mia. Ky vend përfaqësohet nga deputetë që nuk kanë folur njëherë, që nuk kanë shkuar njëherë në zonën e vet elektorale. PS po tradhton shqiptarët, për atë që ka thënë vetë. PS po degradon qytetarët shqiptarët, andaj duhet demaskuar totalisht kjo skemë”, tha Hajdari.
Rudina Hajdari theksoi se sistemi aktual zgjedhor duhet zhbërë, kurse nënvizoi se deputetët opozitarë në parlament duhet të mos votojnë Kodin Zgjedhor.
“Deputetët opozitarë në parlament duhet të mos shkojnë në atë Kuvend. Gjithë ky sistem duhet të zhbëhet. Kushdo që jep votë për atë projekt-ligj do të thotë se po përdoren. nuk bëj pazar mbi sovranitetin e popullit, të gjitha janë truke elektorale për të ardhur njëri apo tjetri në pushtet. më duken të padrejta për kauzën që ne kemi ngritur.
Kauzës sime do i qëndroj deri në fund. Edi Rama ka mashtruar shqiptarët, ai nuk do kompromisin, lufton vetëm për pushtet. Demokracia në Shqipëri është në krizë totale”, vlerësoi Hajdari.
g.kosovari