Komisioni i Ligjeve miraton në tërësi, pa dakordësinë e PD dhe LSI, por me një pjesë të votave të opozitës parlamentare ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Ndryshimet u miratuan me me 11 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim. Propozimi i ri i deputetit Damian Gjiknuri synon një ulje të pragut për partitë deri në 1%, ri-renditje të pjesës së parë të listës së kandidatëve bazuar tek vota preferenciale, si dhe herësi nuk do të jetë më i madh se 10 mijë vota.Drafti iu dorëzua sot anëtarëve të Komisionit të Ligjeve në Kuvend, teksa deputetët e opozitës parlamentare akuzuan kolegët e tyre socialistë se nuk e kanë lexuar pasi sot i është bërë me dije.Pas diskutimeve, Ligjet miratuan formulën e re të propozuar nga PS-ja./e.rr