Për kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti marrëveshjet mes Shqipërisë dhe Kosovës krijojnë një moment të ri në marrëdhëniet mes dy vendeve.
Në fjalën e tij në konferencën e përbashkët me kryeministrin Rama, Hoti tha se Kosova mbetet e përkushtuar për të qenë burim stabiliteti i rajonit.
“Jam i bindur që marrëveshjet krijojnë një moment të ri ndërshtetëror, janë projekte që i lidhin kombet. Ne kemi një këndvështrim rajonal.
Me këto marrëveshje dhe me bashkëpunonim që kemi ndërtuar, si dy vende shihemi si kontribuuese në stabilitetin rajonal. Ne do të punojmë ngushtë më vendet e rajonit.
Ne mbetemi të përkushtuar që të jemi burim i stabilitetit në rajon dhe partner konstruktiv me qëllim integrimin e Rajonit”, u shpreh kryeministri Hot.
Hoti tha se pret kryeministrin Rama në Prizren për të ideuar transformimin e këtij qyteti në 150 vjetorin e lidhjes së Prizrenit.
“E pres kryeministrin Rama në Prizren, ku do vazhdojmë me dy marrëveshje, atë të doganave dhe portit të Durrësit dhe për të konceptuar idenë për të transformuar qytetin e Prizrenit”, tha Hoti.
g.kosovari