Pas mbledhjes së dy qeverive, kryeministri Rama në një deklaratë për shtyp tha se në javët në vijim do të vizitojë Kosovën për të konkretizuar marrëveshjen që do të kthejë portin e Durrësit në një doganë të përbashkët.
Gjithashtu ai përmendi dhe marrëveshjen për punësimin e lirë mes dy vendeve pa patur nevojë për dokumentacione punësimi.
“Në pak javë do vizitoj kryeministrin për të firmosur marrëveshjen e kthimit të doganës së Durrësit, portin de facto të Kosovës. Jam i kënaqur që më në fund kemi çliruar krahun e punës në Kosovës në Shqipëri. Nuk ka nevoj për letra pune. Kjo është një kërkesë e hershme e sipërmarrjes dhe nuk e di se sa e justifikueshme është. Shumë gjëra janë vonuar në emër të luftrave imagjinare ndërkohë që lufta ka vite që ka mbaruar.” – tha Rama.
Rama theksoi se është humbur shumë kohë që këto marrëveshje të lehtësojnë dy shtetet dhe qytetarët në dy anët e kufirit, pasi janë penguar e anashkaluar prej luftërave imagjinare që nuk ekzistojnë.
Sipas Ramës sot Shqipëria e Kosova kanë vetëm një luftë, atë për zgjerim, zhvillim e integrim.
“Jam shumë i kënaqur, imagjinoni sa kohë kemi humbur. Kushdo që do të punojnë në Shqipëri nga Kosova, apo anasjelltas, s’ka pse sorollatet. Është njësoj si të jetë aty ku ka rezidencën.
Ai i Gjakovës në Vlorë, apo i Fierit në Prizren. Kjo është një kërkesë e sipërmarrjes në dy anët e kufirit. Nuk e di sa e justifikueshme është, por që janë penguar e anashkaluar në emër të luftërave imagjinore.
E vetmja luftë që ka sot Kosova e Shqipëria, është për zhvillim zgjerim e integrim.”- tha Rama.
g.kosovari