Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, nën moton “Jeni të ftuar për të shpëtuar jetë!” ka çelur sot fushatën e dhurimi të gjakut për fëmijët talasemikë.
Drejtori i Çështjeve Sociale në këtë institucion, Edvin Kuçi, u shpreh se kjo fushatë është një thirrje për ti dhënë sa më shumë shpresë realitetit shqiptar.
Ndërsa drejtori i Medias, Oltion Kola, duke iu referuar edhe akteve të fundit të terrorit në Europë, u shpreh se kjo fushatë përçon mesazhin e qartë se besimtarët japin jetë dhe nuk e marrin atë, sikundër pretendohet.