Presidenti Ilir Meta e ka nisur ditën me raportin e BERZh mbi ekoniominë e Shqipërisë. Sipas këtij raporti, rënia ekonomike për Shqipërinë për vitin 2020 është 9.0% më i larti krahasuar me vendet e rajonit.
Ai shkruan se rënia ekonomike e Shqipërisë është sa dyfishi i mestares së vendeve të tjera të rajonit duke qenë se për Ballkanin Perëndimor me – 5.1 %.
Meta shkruan respektimi i Marrëveshjes së 5 Qershorit, është kyç për stabilitetin politik, por edhe për ekonominë kombëtare dhe atë të çdo familjeje shqiptare që do të ndalojë rënien në humnerë.
Postimi i plotë i Metës:
Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka bërë së fundmi një parashikim të zymtë për të ardhmen e afërt të ekonomisë shqiptare, më negativi jo vetëm për vendet e Ballkanit, por për të gjithë rajonin e BERZH.
Konkretisht, rritja ekonomike per vendet e Ballkanit Perëndimor pritet të ulet në – 5.1% në vitin 2020 si rezultat i kolapsit të sektorit të turizmit, ndërprerjes globale të zinxhirit të furnizimeve, prodhimit të ulët industrial, rënies së investimeve të huaja, si dhe dërgesave nga diaspora.
Ndërkohë që parashikimi i rritjes ekonomike për Shqipërinë për vitin 2020 është – 9.0% më i larti krahasuar me vendet e rajonit.
Rënia ekonomike e Shqipërisë është sa dyfishi i mestares së vendeve të tjera të rajonit.
Pandemia ka prekur dhe ka ndikuar negativisht në ecurinë e turizmit, aq sa rënia e aktivitetit të turizmit ka kontribuar më shumë se 1/5 e uljes së rritjes ekonomike.
Gjithashtu eksportet për periudhën 7 mujore në vitin 2020 janë tkurrur në -17%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Rënia më e madhe e eksporteve është rregjistruar me Italinë, në rreth 40% për periudhën mars – maj të vitit 2020. Ndërsa rënia e dërgesave nga diaspora në më shumë se 1/5 ka ndikuar negativisht në rënien e konsumit.
Në këto kushte çdo përshkallëzim i mëtejshëm i krizës politike në vend, do rrezikonte seriozisht stabilitetin dhe pasigurinë për qytetarët.
Koha për parandalimin e rënies në humnerë është tani!
Ndaj respektimi i Marrëveshjes së 5 Qershorit, është kyç për stabilitetin politik, por edhe për ekonominë kombëtare dhe atë të çdo familjeje shqiptare.
/a.r