Në një kohë kur presidenti Ilir Meta ka është bërë protagonist, duke marrë rolin e kreut të opozitës dhe bërë oponencë me mazhorancën qeverisëse në çdo kohë, një reagim për këtë qasje të kreut të shtetit ka ardhur nga zëvendësministri i Mbrojtjes, Petro Koçi.
Ky i fundit përmes një statusi në rrjetet sociale, thekson se presidenti Meta është larguar, madje sipas tij, ka shkelur mbi betimin, duke u arratisur nga uniteti i kombit, ndërsa e akuzon kreun e shtetit se e ka kthyer institucionin e Presidencës në seli të opozitës.
“Presidenti në detyrë i është arratisur unitetit të kombit, domethënë detyrimit kushtetues. Presidenca strehë e opozitës “Riciklimi””, shkruan Koçi.
g.kosovari
Sakte