Nga sot, hapen ambientet e mbyllura të bareve, restoranteve dhe pishinave, pas rreth 7 muajsh të mbyllura. Kështu qytetarët shqiptarët tashmë e kanë mundësinë të konsumojnë një kafe në ambinetet e brendshme të lokalEve, të hanë një drekë brenda në restorant, apo të frekuentojnë pishinat.
RREGULLAT:
Pak ditë më parë Ministria e Shëndetësisë bëri edhe publike protokollet e sigurisë që duhet të zbatojnë këto biznese. Sipas protokollit, në ambientet e mbyllura të bareve, restoranteve duhet të ketë një korridor të dedikuar për klientët deri në arkë dhe një korridor për daljen nga ambienti në mënyrë që klientët të mos kenë kontakt me njëri tjetrin.
Po kështu nëpër lokale nuk do të ketë vetëshërbim dhe lokalet duhet të shërbejnë me menu elektronike ose të plastifikuara që të dezinfektohen vazhdimisht. Në ambientet e brendshme të këtyre bizneseve do të respektohet distanca prej 1.5 metër mes klientit dhe stafit, ndërsa tavolinat duhet të jenë në distancë me njëra-tjetrën 2 metra.
Nëse pagesa bëhet në arkë duhet vendosur një xham peçigllazi midis punonjësit dhe klientit. Pastrimi, dezinfektimi dhe ajrosja e bareve dhe restoranteve duhet të jetë në mënyrë të përsëritur disa herë në ditë, që nga ambientet deri tek dorezat e dyerve, tavolinat, tabakatë dhe çdo sipërfaqe tjetër.
Në pishina ajrosja e ambientetit duhet të bëhet 5 herë në ditë dhe duhet të dezinfektohet 3 herë në ditë. Asnjë personel nuk do të lejohet të punojë më temperaturë 37.5 dhe secili prej tyre është i detyruar të deklarojë nëse ka pasur kontakte me persona të infektuar. Po kështu të gjithë punonjësit duhet të mbajnë maskë dhe për çdo simptomë të shfaqur duhet lajmëruar mjeku i familjes ose 127.
Në pishina, nëse evidentohet vetëm një rast me covid, do të mbyllet menjëherë i gjithë aktiviteti, pavarësisht hetimit epidemiologjik. Ato do të funksionojnë me orar dhe numri i frekuentuesve do të përcaktohet në varësi të hapësirës së biznesit.
g.kosovari