Anila Denaj është nga të paktat ministre financash shqiptare, që nuk të duket sikur po të fut duart në xhep. Shumëkush, për shkak të njerëzve dhe rrethanave, ka krijuar një imazh të keq për këtë ministri dhe rrallëherë ka ndodhur që titullari të ndryshojë idenë e njerëzve për stigmën. Përshembull, Shkëlqim Cani ishte një rast i tillë. Strikt dhe profesional.
Mandej Arben Ahmetaj, dhe pas tij, ardhja e Anila Denaj qe një nga momentet më çliruese për imazhin e ministrisë. Portreti i ministres Denaj është portreti i vajzës së zonjë, që vjen nga financa ndërkombëtare dhe aty duket se do të kthehet sërish.
Puna që ka bërë dhe karriera së cilës i përket, e bëjnë unike në qeverinë Rama.
Mënyra sesi ajo sillet, pa maniera dhe nevojë për t’u pëlqyer, por me vetëbesim e bën të ngjajë njësoj e pëlqyeshme, si kur del me shefen e FMN dhe kur përqafohet me gjyshen e saj.
Është njësoj ajo. Anila Denaj është një nga portretet më të besueshme të qeverisë Rama, në një kohë kur askush nuk beson më asgjë. Në këtë fushatë në kohë covidi./dritare.net