Nën sloganin “Gjurmë”, ashtu sikurse viti 2020 hapi siparin edicioni i 22-të i Festivalit Ndërkombëtar te Teatrove “Skampa 2020”.
Për shkak të masave anti-covid, organizatorët kanë vendosur që çdo shfaqje të mbahet në mjedise të hapura atraktive të qytetit të Elbasanit, nga ato të trashëgimisë kulturore e deri te sheshet.
“I gjithi do të jetë në hapësira të hapura dhe kjo mendoj provokon edhe një për të promovur sitet që ofron Elbasani. Është festival shumë i lakmuar përtej kufijve”, thotë drejtori artistik i teatrit.
“Mbyllja e dashurisë” me Luiza Xhuvani dhe Vasjan Lami do të jetë edhe shfaqja që do të çelë këtë event të rëndësishëm ndërkombëtar.
Nga data 29 Shtator deri në 4 Tetor, në skenë do të ngjiten 10 trupa pjesëmarrëse shqiptare dhe të huaja, të ardhura nga Turqia, Mali i Zi, Kosova dhe Maqedonia e Veriut.
Organizatorët e festivalit thonë se do të zbatohen të gjitha masat anti-covid si lejimi i një numri të kufizuar spektatorësh, respektimi rigororoz i distancave dhe pajisja e artistëve dhe spektatorëve me maska.
/a.r