Kamerion Salillari, një nga kandidatët që kaloi sot filtrin e Komisionit të Posaçëm, u shpreh përballë ‘vëzhguesve’ se një nga gjërat që e ka shtyrë të kandidojë është paga që do të marrë. Kjo gjë u prit mirë nga Damian Gjiknuri dhe Myslim Murrizi.
Pjesë nga biseda:
Kamerion Salillari: Një nga gjërat që më ka shtyrë të aplikoj është rroga që do të marr sepse do të ndihmoj familjen. Është atraktive paketa ekonomike që ofrohet.
Damian Gjiknuri: Je i vetmi që e the këtë.
Kamerion Salillari: Jo më pëlqen vërtetë. Realisht.
Myslim Murrizi: Këta nuk e thonë se punojnë për devotshmërinë për vatanin, punohet me part-time. Ka një muaj punë njëherë në dy vjet bëjnë edhe punë të tjera. Të falenderoj shumë se je i drejtpërdrejtë.
/a.r