Autoriteti i Mediave Audiovizive ka mbyllur transmetimet analoge për qarqet e Elbasanit, Shkodrës, Lezhës dhe Vlorës.
Sipas AMA, kalimi nga analogu në numerik në këto qarqe është vijim i procesit të digjitalizimit që më herët ka ndodhur dhe në qarqet e Tiranës, Durrësit, Beratit, Korçës dhe Fierit. Ky proces ofron cilësi shërbimi dhe shumëllojshmëri programesh, si dhe rrit dhe numrin e kanaleve pa pagesë që përfitojnë qytetarët.
AMA, sikundër ka lajmëruar dhe gjatë fushatës së informimit dhe ndërgjegjësimit për dixhitalizimin, kujton qytetarët që nuk janë pajisur ende me dekodera ta bëjnë këtë sa më parë.
/a.r
A duhet te shihen pa pagese Televizionet me licence KOMBETARE?