Nga Adriatik Doçi
Me afrimin e zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit 2020, kryetari i Partisë Demokratike dhe rrethi i tij, kanë intensifikuar fushatën e premtimeve, për të maksimalizuar numrin e votave.
Premtimet janë në kufijtë e fantazive që nga pagat deri në 1.2 mijë euro në muaj, dyfishim të ndihmës ekonomike, çek 1 mijë euro për bizneset e vogla, bursa të plota për studentët që vijnë nga familjet me të ardhura të ulëta, pension minimal 250 mijë lekë etj. Kur e pyesin se ku do i gjejë paratë, përgjigja nuk ndryshon: Do anuloj tenderat dhe koncesionet korruptive.
Kryeministri Edi Rama, premtimeve të kundërshtarit politik, iu përgjigj me një batutë, duke thënë se Basha është shalqi me provë.
Lulzim Basha është pjesë e rëndësishme e politikës dhe ka mbajtur pozicione drejtuese shtetërore që nga viti 2005. Drejtimi për katër vite i Bashkisë së Tiranës ishte edhe prova e tij më e madhe deri më sot për të treguar seriozitetin dhe përgjegjshmërinë para qytetarëve sa i takon mbajtjes së premtimeve.
Nëse si ministër i Jashtëm, i Transporteve dhe i Brendshëm graviteti i përgjegjësisë për mos mbajtjen e premtimeve binte mbi Sali Berishës, emri Lulzim Bashës lidhet premtimet më të bujshme dhe spektakolare që nuk u mbajtën kurrë si kryebashkiak i Tiranës.
Tramvaji Kinostudio-Kombinat, ndërtimin i Unazës së Madhe, bulevardi i ri, karta e studentit, 30 mijë vende pune, hipotekim të të gjithë apartamenteve, 30 mijë vende pune, transport publik falas për disa kategori, ulje të taksave nga 2-5 herë dhe heqje të 60 taksave, janë vetëm disa nga 50 pretimet më të bujshme të Lulzim Bashës, të cilat mbetën letër. Basha nuk kishte asnjë justifikim për mosmbajtjen e premtimeve, pasi në krye të qeverisë, dy vitet e para të mandatit, ishte Sali Berisha.
Disa nga pretimet e pambajtura të Lulzim Bashës
Ndërtimi i një tramvaji Kinostudio-Kombinat
Zgjatjen e Bulevardit nga Stacioni i Trenit tek Bregu i Lumit
Ndërtimin i Unazës së Madhe
Te stacioni i trenit do ndërtohet aty stacioni interurban i automjeteve
Dy nënkalime përgjatë segmentit rrugor nga “Zogu i Zi” deri tek Dogana
Karta e studentit
Korsi për biçikleta
Hipotekimi i të gjitha apartamenteve
30 mijë vende pune
Heqje nga rruga e fëmijëve që lypin
Kalimin e kompetencave tek minibashkitë për dhënia e lejeve për ndërtime
Ulje të çmimeve të mallrave dhe ushqimeve
Ulja e taksave nga 2-5 herë
Heqja e 60 taksave
Ngritja e një task- force për punësimin e të rinjve
Financimi i stazhit për ata që mbarojnë universitetin.
70 për qind e atyre që mbarojnë stazhin do t’u ofrohet një vend pune
Parqe të vogla dhe qendra argëtuese
Ndërtimi i një parku tjetër të madh për Tiranën
70% e të rinjve të tyre do t’u ofrohet punësim i përhershëm në sektorin privat
Zhvillimi të 14 qendrave urbane dytësore
Krijimi të 5 strehave për të varfrit.
Transport publik falas për të moshuarit, fëmijët dhe personat në ndihmë sociale.
Më pak se 30 nxënës nëpër klasa.
Programe atraktive për të ulur nivelin e braktisjes së shkollës nga fëmijët
Një Bibliotekë Universitare.
Krijimin e një qyteti policentrik, me hapësira të gjelbra.
Ndërtimin e një parku tjetër në Tiranë
Do të dyfishohen hapësirat me gjelbërim
Korridor Rekreativ i Lumit të Tiranës
Parkingje për të zgjidhur problemin e trafikut
Referendum për çështjen e Piramidës
Do të forcohet disiplina fiskale vendore
Do ulet pesha e shpenzimeve për paga dhe ato administrative
Do të kontrollohen dhe turpërohen në publik çdo spekulues me çmimet në Tiranë
Do të ngrihen qendrat e informimit në të gjitha njësitë bashkiake
Linjë telefonike antikorrupsion
Rrjeti për destinacionet turistike të Tiranës
Do të rikthehen të gjitha ambientet sportive
Qendër multifunksionale sportive publike
Qendër rekreatives portive publike për të gjitha moshat në çdo njësi bashkiake
Paketë stimuluese për gratë në marrëdhënie pune
Do të shumëfishohen qendrat e kujdesit parësor
Spitali i Sanatoriumit do të shndërrohet në një spital moder
Sistem mbikëqyrje dhe inspektimi të punimeve ndërtimore
Do të lehtësohet dhe zgjidhet kaosi i trafikut
Do të hapen akse të reja rrugore të qytetit dhe pika hyrëse e dalëse të tij
Do të rehabilitohen rrugët pa ndriçim.
Do të rehabilitohet Parkut i Dajtit
Strategji për të rigjallëruar sektorin ndërtimor (shqiptarja.com)