Përplasja e dy makinave në dalje të Pogradecit, ka bërë që një person të mbetet i plagosur.
Ngjarja është shënuar rreth orës 13:00, në afërsi të fshatit Memëlisht.
Një makinë tip “BMW” me drejtues shtetasin N. D., banues në Tiranë është përplasur me mjetin tip “Citroen” me drejtuese shtetasen E. T.
Si pasojë e përplasjes ka mbetur i plagosur shtetasi L. T., pasagjer në mjetin tip “Citroen”, i cili u dërgua në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
I dyshuari N. D., u shoqërua në komisariat, ku po kryhen veprimet e mëtejshme proceduriale.
Ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.
g.kosovari