Pseudonimi i José Mourinho-s është ‘Special One’ dhe të martën në mbrëmje e vërtetoi pse ai mbetet special. Në fakt në ndeshjen Chelsea – Tottenham e vlefshme për çerekfinalen e EFL Cup, pikërisht në minutën e 75, “Spursat” po humbisnin 1-0 dhe ekipi Mourinho-s po kërkonte me patjetër golin e barazimit.
Në një moment portugezi e pa veten me 10 lojtarë, pasi lojtari i tij Eric Dier kishte një krizë intestinale dhe u desh të largohej nga fusha duke lënë për disa momente ekipin me 10 lojtarë, situatë nga e cila përfitoi Chelsea që rrezikoi portën e Totenhem.
Mesfushori anglez në mesin e pjesës së dytë vendosi të braktiste fushën dhe iu drejtua tualeteve në dhomat e zhveshjes, për të kryer nevojat personale. Kamerat e filmuan momentin e largimit, ndërkohë që Mou e ndoqi pas. Portugezi sa duket nuk e kishte kuptuar atë që po ndodhte, ndërkohë që pas ndeshjes u kap me faktin që futbollistët po luajnë shumë ndeshje brenda një periudhe shumë të shkurtër.
“Ajo që i ndodhi Eric Dier nuk është normale, por më duhet ta lavdëroj në një mënyrë të veçantë. Duhet të ndalohet që një lojtar të luajë dy ndeshje të këtij niveli në 48 orë. Ajo që bëri ai nuk është njerëzore për ta bërë. Ai duhet të shkonte në atë moment. Ndoshta është diçka normale kur je krejtësisht i dehidratuar. Duhët t’i bëja presion të mos shkonte, por ai është një shembull i mirë për të gjithë. Nëse autoritetet nuk interesohen për lojtarët, unë interesohem”, deklaroi Mourinho për Sky Sport pas ndeshjes.
g.kosovari