Proteina është kryefjala e ushqyerjes së shëndetshme ditët e sotme. Ky ushqyes është i domosdoshëm për shëndetin sepse u bën mirë jo vetëm muskujve por edhe ndihmon për rënien nga pesha.
Nga ana tjetër, nëse njeriu e tepron me proteinën, pasojat për peshën dhe shëndetin në përgjithësi mund të jenë serioze.
Sa Është Sasia e Duhur e Proteinës Që Duhet Të Marrim Çdo Ditë?
Rregulli i artë është 0.45 gramë për çdo 500 gramë peshë trupore për meshkujt dhe 0.35 gramë për çdo 500 gramë peshë trupore për femrat. Pra, nëse një grua peshon 70 kg dhe ka një jetë sedentare, atëherë ajo nuk duhet të marrë më shumë se 52.5 gramë proteinë në ditë.
Çfarë Ndodh Nëse Marrim Më Shumë Proteinë Seç Duhet
Ekspertët thonë se një ndër shenjat e para të konsumit të tepruar të proteinës është etja. Proteina përbëhet nga amino acide dhe në përmbajtjen e tyre ka edhe nitrogjen. Sasitë e mëdha të nitrogjenit janë toksike dhe trupi përdor gjithë depozitat ujore për ta nxjerrë atë jashtë trupit dhe kjo është arsyeja përse do ju pihet më shumë ujë. Përveç erës së keqe të gojës dhe shtimit të paevitueshëm në peshë, nitrogjeni është i dëmshëm edhe për veshkat.
Nëse e teproni me proteinën, atëherë veshkat do të përballen me një barrë shumë të rëndë dhe të punojnë përtej kapacitetit për të eliminuar sa më shumë nitrogjen. Nëse vazhdoni me ritme të tilla, konsumi i lartë i nitrogjenit do të shkaktojë dëme të rënda në veshka. Studimet thonë se një regjim ushqimor i pasur me proteinë shtazore katërfishon rrezikun e vdekjes së parakohshme prej kancerit. Njerëzit që e teprojnë me proteinën janë 66% më të rrezikuar nga vdekja e parakohshme se njerëzit që nuk marrin mjaftueshëm proteinë. E fundit, por jo për nga rëndësia, është që enzimat e stomakut e kanë të vështirë të përpunojnë proteinën gjë që shkakton probleme me tretjen dhe të përziera./AgroWeb.
/e.rr