Anija gjigante ushtarake e SHBA-ve, USS Hershel “Woody Williams” do të ankorohet përgjithmonë në bazën amerikane të Soudas në Kretë.
Vendimi është marrë sëfundmi, pas vizitës së Sekretarit të Shtetit, Mike Pompeo në Greqi, ndërsa është parashikuar edhe zgjerimi i mëtejshëm i kësaj baze të rendësishme për Mesdheun.
“Souda shfaqet si pika më strategjike në rajon. Këtu takohen interesat e të dy vendeve, së bashku me ato të sigurisë dhe paqes. Shohim një zgjerim të aleatëve tanë në det dhe në tokë.
Souda do të bëhet së shpejti porti bazë i njërës prej anijeve më të mëdha ushtarake të SHBA-ve“, tha kryeministri grek Mitsotakis në krah të Sekretarit Pompeo.
Zgjerimi i bazës amerikanje në Kretë është një mesazh i fortë që SHBA-të i japin rajonit, por edhe forcave të tjera që kanë interesa në Mesdhe.
Anija nga ku mund të ngrihen helikopterë dhe dronë është quajtur “Woody Williams” për shkak të heroizimit të ushtarit amerikan me të njëjtin emër në betejën e ishullit “Iwo Jima” në Japoni gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe i është shtuar sëfundmi flotës amerikane.
/e.rr