Deputetja Rudina Hjadari ka rikujtuar momentet e fundit me babain e saj, Azem Hajdari. Në një lidhje me Skype, në studion e “Opinion”, Hajdari u shoreh se edhe pse në ato vite ka qenë shumë e vogël, e kujton si çast.
Ajo tregoi se para se t’i vrisnin babanë ka qenë e ulur në një bar kafe përballë selisë së Partisë Demokratike dhe se i ati e kishte marrë në krahë. Më pas deputetja shton se ai kishte premtuar se do të shkonte në shtëpi për darkë, por që kjo nuk kishte ndodhur.
“Isha shumë e vogël, por në retrospektivë e mbaj mend. Atë ditë ishim ulur në një bar kafe përballë selisë erdhi na përqafoi dhe kishte një moment shumë të ngrohtë familjar mes nesh. Më mori hopa dhe më tha që donte të më merrte në mbledhje. Aty patëm një përplasje të vogël me një makinë policie. E pashë që u nervozua dhe më tha të kaloja. Premtoi që do të vinte për darkë, por nuk erdhi,…nuk ka njeri që nuk më ka thënë që atë ditë, në ato çaste, ndaloi gjithçka,“- tha Hajdari.
g.kosovari