Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan ka shprehur hapur mbështetjen e tij për Azerbajxhanin në konfliktin ndaj Armenisë.
Me këtë rast, Erdogan ka akuzuar SHBA-në, Francën dhe Rusinë që nuk e zgjidhën dot këtë çështje delikate me Marrëveshjen e Minskut.
Turqia njihet për aleancën me Azerbajxhanin teksa me Armeninë kanë një konflikt të hapur historik.
“Ka ardhur koha që kriza në rajon që filloi me pushtimin e Nago-Karabakut t’i jepet fund. Sapo Armenia të largohet menjëherë nga territori që po pushton, rajoni do të kthehet në paqe dhe harmoni. Ata (SHBA, Franca, Rusia) në thelb bënë gjithçka që mundën për të mos zgjidhur çështjen.Tani Azerbajxhani duhet t’i marrë gjërat në duart e veta.”- tha Erdogan.
Teksa në Nagorno-Karabakth vijon dita e dytë e luftimeve, tashmë në nivel ushtarak, raportohen për 58 trupa të vdekur nga pala armene por dhe për humbje nga radhët e civilëve.