Skuadra e Kukësit po vijon revulucionin. Sot klubi ka njoftuar edhe largimin e mbrojtësit Emiljano Musta.
Në një njoftim në mediat sociale, Kukësi shkruan se mbrojtësi pas diskutimit u arrit marrëveshja për zgjidhjen e kontratës.
“Mbrojtësi nga Elbasani ka mbyllur sot aventurën e tij me skuadrën tonë. Pas një diskutimi mes klubit dhe futbollistit, u arrit marrëveshja për zgjidhjen e kontratës.
Klubi i Kukësit e falënderon Emiljano Mustën për kontributin e dhënë me fanellën e Kukësit dhe i uron suksese në të ardhmen. Faleminderit Emiljano!”, shkruan klubi në Facebook.
Musta ka qenë një nga lojëtarët më të mirë të ekipit të verilinodrovëve gjatë sezonin 2019-2020.