Është mbledhur sot Komisioni për Çështjet Ligjore, ku po shqyrtohen dy nismat për Kodin Zgjedhor.
Anëtari i Kryesisë së PS-së dhe ish-ministri Fatmir Xhafaj, në fjalën e tij në parlament, deklaroi se ka shqyrtuar ndryshimet në Kodin Zgjedhor.
“Jam marrë e kam shqyrtuar Kodin Zgjedhor. Shoh disa propozime në kohë dhe në adresimet e tyre.
Mendoj se duhet një tekst i integruar. Më duket e drejtë po ashtu që numërimi i votave të bëhet nga njerëz apolitikë”, deklaroi Xhafaj.
/a.r