Një djalë i ri ka rënë pre e vjedhjes, nën kërcënimin e një thike nga dy persona.
Ngjarja ka ndodhur në Lushnje, ku pas denoncimit policia bëri arrestimin e Nuri Hatia, 23 vjeç, banues në Lushnjë.
Gjithashtu u shpall në kërkim e po punohet për kapjen e A. P., 28 vjeç, banues në Lushnjë.
Dy të rinjtë akuzohen se në lulishten e qytetit të Lushnjes, gjatë së dielës, nën kërcënimin e një thike të vogël, tip biçak, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, i kanë marrë një sasi lekësh shtetasit L. Ç., 18 vjeç.
Lidhur me ngjarjen hetimet janë në vijim, si dhe vijon puna për kapjen e të shpallurit në kërkim.
/a.r