Kryeministri Edi Rama ka dhënë një prononcim për mediat pas takimit në selinë e PS me drejtuesit politik të qarqeve. Teksa fushata zgjedhore ka qenë në qendër të diskutimit, Rama tha se është koha për të intensifikuar komunikimin me njerëzit.
Ndërsa pyetjes a është i kënaqur me drejtuesit politik, Rama tha “Unë nuk jam i kënaqur me vetëm time dhe jo me drejtuesit politik”.
I pyetur nëse është i kënaqur me punën e drejtuesve të PS në qarqe, kreu i maxhorancës tha se nuk është i kënaqur as me veten e tij.
Në lidhje me Kodin Zgjedhor, Rama tha se është në tagrin e grupit që merret me reformën zgjedhore. “Është në tagrin e grupit që merret me reformën zgjedhore”, tha Rama.
g.kosovari