Personi që shihni në foto është Elis Bahushi, biznesmeni nga Elbasani, makina e të cilit iu vu zjarri gjatë natës. Ngjarja në fjalë ndodhi në lagjen “28 Nëntori”. ‘BalkanWeb’ mëson se mjeti luksoz, tip “Porsche” me targë AA 007, u dëmtua pjesërisht nga zjarri. Kujtojmë se Bahushi është një emër i njohur në Elbasan.
Ndërkohë që emri i tij doli në media, pasi pak kohë më parë Operacioni ‘Forca e Ligjit’ i bëri kërkesë biznesmenit që të deklarojë pasurinë, ndërsa ai ishte i dënuar për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”.
Aktualisht policia po vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes në fjalë, ndërsa dyshohet se zjarr ka qenë i qëllimshëm./ BW
g.kosovari