Luftime të rënda kanë shpërthyer midis Armenisë dhe Azerbajxhanit për rajonin e diskutueshëm Nago-Karabak, me disa civilë dhe luftëtarë të vrarë.
Duke akuzuar Azerbajxhanin për sulme ajrore dhe artilerie, Armenia njoftoi rrëzimin e helikopterëve dhe shkatërrimin e tankeve si dhe shpalli ligjin ushtarak ndaj shtetit fqinj.
Azerbajxhani tha se kishte filluar një kundërsulm si përgjigje ndaj bombardimeve.
Rajoni është i njohur ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit, por i kontrolluar nga armenët etnikë.
Ata u shkëputën në vitet e shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik.
Armenia dhe Azerbajxhani ishin pjesë e federatës komuniste, e cila u përpoq të shtypte dallimet etnike dhe fetare.
Mes përplasjeve, Presidenti i Azerbajxhanit Ilham Aliyev tha se ishte i sigurt për të rimarrë kontrollin mbi rajonin e shkëputur.
Ligji ushtarak është shpallur gjithashtu në disa rajone të Azerbajxhanit.
Konflikti në Malet e Kaukazit ka mbetur i pazgjidhur për më shumë se tre dekada, me luftime periodike.
Të Dielën, Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan premtoi mbështetje për Azerbajxhanin gjatë krizës së re ndërsa Rusia, e parë tradicionalisht si një aleate e Armenisë, bëri thirrje për një armëpushim të menjëhershëm dhe bisedime për të stabilizuar situatën.
Franca, e cila ka një komunitet të madh armenë, bëri thirrje për një armëpushim të menjëhershëm dhe dialog, ndërsa Irani, i cili kufizohet si me Azerbajxhanin ashtu edhe me Armeninë, është ofruar për të ndërmjetësuar bisedimet e paqes.
Ministria e mbrojtjes e Armenisë tha se një sulm ndaj vendbanimeve civile në Nago-Karabak, duke përfshirë kryeqytetin rajonal Stepanakert, filloi në 08:10 me kohën lokale (03:10) të dielën.
Një grua dhe disa fëmijë u vranë, thanë zyrtarët. Autoritetet separatistë në Nago-Karabak thanë se 16 nga ushtarakët e tyre kishin vdekur, si dhe ka rreth 100 të plagosur.
Armenia tha se kishte rrëzuar dy helikopterë dhe tre dronë, si dhe shkatërruar tre tanke.