Transporti i emigrantëve sirianë drejt Tiranës dhe Shkodrës është kthyer në një fenomen tashmë në Korçë.
Televizioni Klan ka siguruar videon e një nga operacioneve që ka zhvilluar policia për arrestimin e personit që transportonte 11 emigrantë nga Siria.
Siç dallohet edhe në pamje, shoferi nxjerr nga makina emigrantët pasi e kishte kuptuar që po ndiqej nga policia.
Nga makina emigrantët dalin të frikësuar dhe me shpejtësi marrin çanta. Më pas shoferi dallohet teksa i braktis ata dhe largohet me makinën e boshatisur.
Shoferi u arrestua pak metra më larg nga policia.