8 pacientë të vegjël janë të shtruar në pavionin e Covid në shërbimin e pediatrisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Në një intervistë për Klan shefja e këtij shërbimi Gjeorgjina Kuli u shpreh se rastet tek fëmijët po vijnë në rritje.
“Kemi 8 fëmijë bashkë me nënat që në shumicën e rasteve janë edhe ato të prekura. Kryesisht moshat e prekura janë ato nën 2 vjeç”.
Sipas mjekëve deri më sot nuk është identifikuar asnjë virozë tjetër në qarkullim ndaj u kërkohet prindërve të jenë vigjilentë pasi çdo simptomë çon në dyshime për Covid.
“Çdo fëmijë që ka temperaturë duhet të izolohet dhe duhet të trajtohet si potencialisht i infektuar, aq më tepër që nuk dimë për momentin të kemi ndonjë virozë tjetër në qarkullim”.
Ardhja e vjeshtës dhe shtimi i virozave në qarkullim sipas ekspertëve të shëndetësisë do të shtojë vështirësinë për të diferencuar koronavirusin nga gripi. Injektimi i vaksinës së gripit sipas tyre është një formë e mirë për t’i mbrojtur.
/a.r
Po’ gripi sezonal nuk eshte viroze?