Një oficer policie ka humbur jetën në Britaninë e Madhe pasi u qëllua me armë zjarri nga një i dyshuar, ndërkohë që ky i fundit ishte i arrestuar dhe i vendosur në pranga.
Mediat britanike kanë publikuar detaje prekëse për 54-vjeçarin Matiu Ratana. Ai kishte planifikuar që këtë javë të propozonte për martesë të fejuarën e tij, me të cilën ishte lidhur prej 6 vitesh.
54-vjeçari u qëllua për vdekje nga një 23-vjeçar i arrestuar në ambientet e komisariatit në Croydon të premten. Autori pasi shtiu mbi policin, qëlloi edhe veten. Tashmë ai ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Kjo ngjarje ka tronditur tërë opinionin publik në Britaninë e Madhe.
/a.r