Që kur pandemia shpërtheu në mars, qëndrimi në shtëpi, ishte mënyra më e mirë për të shmangur infektimin. Sugjerohet edhe sot, kur virusi ka gjatë muaj që qarkullon, me po të njëjtën forcë. Por ndërsa duhet të ruhemi nga virusi, askush nuk flet për pasojat e karantinës.
Izolimi, mund të na mbrojë nga virusi, por mund të sjellë pasoja të tjera fizike. Qëndrimi në shtëpi për një kohë të gjatë, deformon trupin, dobëson zemrën, mushkëritë dhe madje dëmton trurin. Efektet e izolimit, mund të na shoqërojnë edhe pas mbarimit të pandemisë, kurdo qoftë fundi. Disa nga pasojat e izolimit në shtëpi, në shëndet:
Pasoja fizike!
Qëndrimi në shtëpi, rrit shanset për të qëndruar më shumë shtrirë, pavarësisht nëse punoni apo jo. Pasiviteti, sjell pasoja të rënda në shëndet. Duhet shumë pak kohë për të humbur muskujt, informon dritare.net, dhe pak kohë për t’i fituar ato. Kur humbim muskujt, humbim forcën, që është një nga ndikuesit më të rëndësishëm në jetëgjatësinë e një njeriu. “Sa më të fortë të jemi, aq më pak gjasa ka të plakemi shpejt”, tha Keith Baar, një profesor i fiziologjisë në Universitetin e Kalifornisë, informon dritare.net.
Zemra dhe mushkëritë tuaja dobësohen!
Nëse nuk jeni duke ushtruar, nuk jeni duke rritur rrahjet e zemrës. Dhe kur zemra juaj nuk po pompon aq fort, ajo dobësohet, tha Baar.
E njëjta gjë ndodh me mushkëritë tuaja kur jeni joaktiv, tha Dr. Panagis Galiatsatos, një pulmonolog nga Johns Hopkins Bayview Medical Center. Njerëzit që vuajnë nga mushkëritë, konsiderohen më të ndjeshëm ndaj koronavirusit, kështu që ata ka gjasa të qëndrojnë në shtëpi për të zvogëluar rrezikun e tyre të infeksionit. Por nëse ata nuk janë aktivë, gjendja e tyre shëndetësore gjithsesi do të rëndohet. Ushtrimi është çelësi i vetëm për të përmirësuar funksionin e zemrës dhe mushkërive.
“Asnjë ilaç i vetëm nuk mund ta bëjë këtë,” tha Galiatsatos.
Shtimi në peshë!
Nëse jeni në shtëpi gjatë gjithë ditës, çdo ditë, ka të ngjarë të konsumoni më shumë. Periudha kohore gjatë së cilës ju hani shumicën e vakteve tuaja, mund të zgjerohet nga 10 ose 12 orë në ditë në 15 orë në ditë, më shumë se gjysma e ditës, e cila mund të rrisë nivelet e insulinës, informon dritare.net.
Shtimi i peshës gjatë periudhave të stresit intensiv është normal dhe 2020 ka qenë stresues pa pushim. Por shtimi i peshës bëhet i rrezikshëm, kur kalon në mbipeshë.
Qëndrimi!
Të gjithë kemi një pozicion të ulur, që në mënyrë të pavetëdijshme gjejmë rehat për një kohë të gjatë. Por ulur dhe shtrirë gjatë gjithë ditës mund të ndikojë seriozisht në qëndrimin tuaj. Ajo që sugjerojnë mjekët, është që një herë në orë, të ngriheni dhe të lëvizni përreth, Madje disa thonë të shtiheni në dysheme ‘për të drejtuar trupin’.
Mungesa e vitaminave, prish gjumin!
Qëndrimi i izoluar, bën që shumë të kenë mungesë të vitaminës D që merret nga drita e diellit. Nëse qëndroni të mbyllur gjatë gjithë javës ose po punoni në errësirë, do të vuani nga çrregullimi i gjumit. Ajo që rekomandohet është që sidoqoftë, të merrni pak ajër jashtë. Nëse nuk mund të zbrisni poshtë shtëpisë, lini dritaret hapur.
Truri juaj plaket!
Ushtrimet prodhojnë disa kimikate në tru që ndalojnë toksinat në gjak dhe madje i parandalojnë ato të shkojnë në tru, ku mund të vrasin qelizat e trurit, informon dritare.net. Mungesa e ushtrimeve, e plak trurin. Efektet e izolimit janë tinëzare. Simptomat fizike pas disa muajsh izolim shpesh nuk janë të dukshme, derisa të bëhen të dëmshme ose ekstreme.
/e.rr