Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka marrë të pandehur gjyqtarin Luan Daci.
GJKKO pranoi kërkesën e prokurorisë së posaçme, SPAK, për ta marrë të pandehur, pas akuzave për falsifikim dokumentesh.
Mirëpo nëpërmjet avokatit u kërkua pezullimi i çështjes, kërkesë e cila u rrëzua.
Prokuroria e Posaçme kërkoi që t’i rikthehet masa e pezullimit nga detyra gjyqtarit.
Në 5 qershor Gjykata e Apelit shfuqizoi vendimin e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit, duke rikthyer në detyrë anëtarin e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, gjyqtarin Luan Daci.
Ai ishte pezulluar nga detyra pas pranimit që gjykata i bëri akuzave për falsifikim dokumentesh.
Vendimi për shkarkim erdhi pas provave se gjyqtari ka falsifikuar dokumentet, pasi në vitin 1997 ai është larguar nga puna për paaftësi.
Luan Daci është anëtar i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.
/a.r