Një person është kapur duke tentuar të kultivojë kanabis sativa, ndërkohë që i gjendet dhe 8.3 kilogramë bimë e thatë.
Policia e Kurbinit, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, ka goditur një rast të tentativës për kultivim të kanabisit duke arrestuar në flagrancë K. Gj., 47 vjeç, banues në Adriatik, Kurbin.
Arrestimi i tij u bë pasi ka tentuar të kultivojë bimë narkotike në fshatin Godull, Kurbin. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar disa nga bimët e dyshuara narkotike kanabis sativa.
Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, shërbimet e policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 8.3 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar kanabis sativa.
Ndaj të dyshuarit materialet iu referuan Prokurorisë së Kurbinit, për veprime të mëtejshme.
g.kosovari