Situata e koronavirusit ka sjellë shumë ndryshime në jetën e të gjithëve. Shumë biznese kanë ndryshuar mënyrën e tyre të funksionimit dhe janë bërë kreativë për të vazhduar punën e tyre duke respektuar me rigorozitet masat anti-Covid.
Aeroporti i Helsinkit së fundmi ka vendosur të përdorë qentë për të nuhatur personat që janë të infektuar me koronavirus. Duke filluar nga kjo javë të gjithë udhëtarët që do të duhet të udhëtojnë do të kenë mundësinë të marrin një test vullnetar të koronavirusit i cili do të zgjatë vetëm 10 sekonda.
Programi i ri pilot i cili është financuar nga shteti është programuar në mënyrë të tillë që të gjithë udhëtarët para se të ftuten në avion duhet të kalojnë njëher në testin e kontrollit i cili do të bëhet nga qentë canine.
Rezultatet paraprake tregojnë se qentë, të ciëlt janë përdorur më parë për të zbuluar sëmundje të tilla si kanceri dhe malaria ishin ën gjendje të indetifikonin virusin me saktësi 100%.
Shumë prej qenve ishin në gjendje të zbulonin koronavirusin shumë kohë para se një pacient të zhvillonte simptoma, diçka që edhe testet laboratorike nuk arrijnë ta bëjnë.
g.kosovari