Një video ekskluzive është transmetuar gjatë emisionit “Repolitix” ku dallohet qartë momenti i shkëmbimit të zjarrit mes 71-vjeçarit dhe efektivëve RENEA-s në Elbasan. Në video dallohet agresiviteti i 71-vjeçarit Lefter Zhidru, i cili nuk nguron të qëllojë me breshëri automatiku ndaj efektivëve duke rrezikuar jetën e policisë dhe kalimtarëve në rrugë. Në pamje dallohet edhe snajperi i pozicionuar mbi pallatin përballë banesës së 71-vjeçarit dhe një në rrugë.
Kjo është videoja më e afërt gjatë aksionit të policisë, e cila bëri 5 orë negociata që i moshuari të dorëzohej, por që në fund për vetëmbrojte ekzekutoi me snajper 71-vjeçarin.
Dëgjimi i të shtënave pafund me breshëri automatiku nga ana e 71-vjeçarit në drejtim të policisë dhe po ashtu edhe të shtënat e RENEA-s ndaj të moshuarit tregojnë se ato 5 orë kanë qenë një luftë e vërtetë që fatmirësisht nuk u pasua me viktima të tjera, por vetëm me dy të plagosur kalimtarë që janë jashtë rreziku për jetën.
Snajperisti i RENEA-S
71-vjeçari ka ngritur në këmbë jo vetëm banorët e lagjes “11 nëntori” në Elbasan por edhe policinë dhe forcat RENEA, ku i moshuari pas sherrit dhe dhunimit të ish bashkëshortes së tij, nuk pranoi të merrej nga policia por ‘u ngujua’ në banesën e tij dhe hapi zjarr ndaj tyre për plot 5 orë.
Banesat e tij ishte kthyer në një bazë ushtarake dhe “minë me sahat” pasi në të u gjet mbi 1 kg tritol e lidhur me bombola gazi dhe një sistem elektrik që mund të shpërthen në çdo moment duke e vështirësuar ndërhyrjen e efektivëve të policisë. Për këtë arsye policia ka bërë ekzekutimin e tij me snajper, i cili ishte pozicionuar në pallatin përballë banesës së agresorit.
Snajperisti i RENEA-s
Në negociata për dorëzimin e tij ishte edhe e bija 14-vjeçare, e cila i kërkonte të telefon të dorëzohej, por agresori i ishte edhe më kërcënues duke i thëne se “policia të largohej ose do i hidhte në erë.”
Lefter Zhidru njihej si person problematik nga banorët e lagjes teksa vlen të theksohet se ai ishte proceduar penalisht gjatë kohës së karantinës pasi ka ushtruar dhunë të vazhdueshme ndaj bashkëshortes së tij. Fatmirësisht ish- gruaja e 71-vjeçarit Floresha Zhidru dhe e bija e tij 14-vjeç A. Zhidru janë nxjerrë nga banesa të palënduara, ndërsa gjatë aksionit policia evakuoi të gjithë banorët e pallatit dhe banorët përreth zonës./shqiptarja.com
g.kosovari