Një 22-vjeçare në Strasburg të Francës, pretendon se është dhunuar nga tre burra sepse kishte veshur një minifund.
E reja, e identifikuar si Elisabeth, u ankua për ngjarjen në polici dhe tha se ishte sulmuar në mes të rrugës gjatë ditës.
Sipas saj, dy burra e mbajtën atë, ndërsa një i tretë e goditi në fytyrë.
Si pasojë e sulmit, njëri nga sytë ju nxi, kurse burrat ikën.
22-vjeçarja tha se dëshmitarë të incidentit ishin shumë njerëz, por askush nuk ndërhyri.
Qeveria franceze e ka quajtur incidentin shumë të rëndë dhe të papranueshëm.
Policia ka hapur hetim.