Kryebashkiaku socialist i Tiranës ka argumentuar përse Partia Socialiste kërkon një mandat të tretë qeverisës. I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Veliaj është shprehur se PS ka ende punë ta pëpërfunduara.
“Kemi pafund punë për të bërë. Tërmeti nuk ra kur filloi mandati, tërmeti ra vjet. Në Tiranë kemi 2 lagje për të bërë, një lagje në Kombinat, një lagje te Bregu i Lumit”.
I pyetur rënien e votave në vitin 2017 në krahasim me vitin 2015, Veliaj ka një shpjegim.
“Në zgjedhjet e 2015 unë kam marrë 163 mijë me PDIU dhe me LSI në koalicion, nga të cilat 108 mijë ishin të PS. Ndërkohë në këto zgjedhje 155 mijë pa PDIU dhe pa LSI. Zgjedhja për të kandiduar vetëm edhe kësaj here është një zgjedhje që do shpërblehet”.
Sa i përket zërave nëse mes tij dhe Kryeministri Edi Rama ka mosmarrëveshje, Erion Veliaj u shpreh: “Shpresa e fundit është që një ditë imagjinare unë dhe Edi Rama nuk do shkojmë. Unë besoj që janë më të mira sot se dje”.
/a.r