Një sasi gjaku e përdorur për analizat e Michael Jackson gjatë ditëve të fundit të jetës së tij do të dalë në ankand.
Sigurisht asnjë fans i Michael Jackson nuk do të dëshironte ta shihte një gjë të tillë.
Por sasia e lëngshme e gjakut “IV” e përdorur për të administruar ilaçet që ai do të merrte nga dhoma e gjumit gjatë ditëve të tij të fundit kur ishte të gjallë, do të dalë në ankand nga disa anëtarë prej familjes së tij.
Në një vendim tronditës, kushërira e tij Marsha Stewart e ka vendosur artikullin në shitje së bashku me sende të tjera, në atë që duket të jetë një përpjekje për të arkëtuar dhe kulluar çdo grimë të fundit të të ardhurave nga ylli global i pop.
Ekipi i Ekspertëve të Memorabilia në Las Vegas shpreson të marrë të paktën 2500 dollarë për qesen me lëng, e cila u përdor nga Jackson dhe u administrua nga Doctor Conrad Murray, në Qershor 2009, gjatë marrjeve të tij të përditshme të ilaçeve, në “Propofol”.
Shqetësimi vjen nga babai i MJ, Joe Jackson.
Mbesa e tij dhe kushëriri i Michael Marsha pranuan se ajo e mori çantën nga dhoma e gjumit të Jackson disa ditë pas vdekjes së tij, gjatë një vizite me babanë, Joe.
Propofol “lëngu i qumështit të bardhë” ishte “tretur më vonë”, por Marsha pretendon se “ADN-ja e Michael” mbetet mbi të, pasi ka gjurmë të njollave të gjakut në tubat plastikë.
Ajo pretendon se sasia e gjakut “IV” është “e fundit që tij i është marrë nga krahu i tij kur vdiq” – megjithëse kuptohet që detektivët e LAPD hoqën pajisjet mjekësore nga skena e krimit disa orë pasi MJ vdiq në 25 qershor 2009.
Joe dhe Marsha i mbajtën pajisjet mjekësore në shtëpi, deri në vdekjen e tij në qershor 2018.
Mjeku i Jackson Conrad Murray u dënua më vonë për vrasje të pavullnetshme pasi u zbulua se ai i dha yllit sasi të tepruar të ilaçeve, duke përfshirë propofolin anestetik kirurgjik.
Pika IV e markës Braun nuk është e vetmja pjesë e pazakontë në rreth 60 artikuj nga koleksioni i Joe’s që janë në shitje.
Protezat dhe pantoflat që këngëtari veshi gjatë ditëve të tij të fundit në rezidencën Carolwood janë në shitje së bashku, me një xhaketë argjendi “Zac Posen” si dhe fotot e nënshkruara të koleksionit të tij.
/a.r