Falë punës dhe përkushtimit të kryebashkiakut Erion Veliaj, Tirana është shndërruar sot në një pikë graviteti për turistët e huaj dhe njëkohësisht një shembull për t’u ndjekur nga kryeqytetet e rajonit.
Ka qenë ky vlerësimi i radhës për punën e kryer për transformimin e kryeqytetit të Shqipërisë, Tiranës nga Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pas një takimi të zhvilluar me kryetarin e Bashkisë, Erion Veliaj.
“Gjithmonë kënaqësi takimet me mikun Erion Veliaj. Faleminderit Erion që e ke bërë Tiranën të dashur për të gjithë shqiptarët dhe e ke transformuar atë në pikë tërheqëse për turistët ndërkombëtarë,” shprehet Presidenti Thaçi në një postim në Twitter, krahas fotos me kryebashkiaun Veliaj. “Standardi i punës suaj, – shton kreu i shtetit të Kosovës, – është shembull për kryetarët e kryeqyteteve të rajonit”.