Ministrja e re e Arsimit, Evis Kushi, jep mesazhin e parë pas votimit në Kuvend dhe betimit te Presidenti Ilir Meta.
Ministrja Kushi shkruan në ‘Facebook’ se detyra e re është një përgjegjësi e jashtëzakonshme, për të cilën, siç thekson ajo, do të punojëçdo ditë për ta kryer me integritetin dhe përkushtimin tim më të lartë.
“Detyra e Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë është një përgjegjësi e jashtëzakonshme, për të cilën do të punoj çdo ditë për ta kryer me integritetin dhe përkushtimin tim më të lartë. Prejardhja nga Elbasani, i mirënjohur edhe si kryeqendër e arsimimit të shqiptarëve me “Normalen” e tij të famshme, ma shton edhe më shumë vullnetin që me përvojën time shumëvjeçare në arsim, të çoj akoma më përpara reformat e ndërmarra deri tani, si dhe të jem kurdoherë dëgjuesi dhe zëri i çdo nxënësi, mësuesi, studenti dhe akademiku”, shkruan ministrja.
/e.rr