Nga ARTUR AJAZI
Humbësit e 2017, do të jenë sërish në listat e reja të Lulzim Bashës. Ata që 4 vjet më parë, nuk u votuan as nga lagja e tyre, në 25 Prill 2021, do të jenë në listat e reja të Partisë Demokratike. Prej ditësh ata janë rikthyer dhe janë dukur në zyrat e degëve të PD në rrethe, duke i “hyrë punës” me bazën e mbetur për të dalë si “kofini pas të vjelit” në sytë e mbështetësve të zhgënjyer. Ajo që po bën Lulzim Basha me “listat e hapura” apo dhe loja me Këshillin Politik, është e njëjtë me “listat e hapura” të kandidatëve të (vjetër) rinj, të cilët pasi të “seleksionohen” do të serviren në mbledhjen e Këshillit Kombëtar si “risi dhe fitues”. Maskarada me listat “e reja” nuk mund të mbulojë dështimin dhe pazaret e kryetarit të PD me humbësit, madje as duke i degdisur ata qytet më qytet. Duke dashur të humbasë vëmëndjen e mbështetësve të tij, nga situata në të cilën gjendet sot ajo parti, Lulzim Basha po luan bixhoz me fatet e PD. Që humbja e saj në 25 Prill 2021 është e sigurtë ajo dihet, edhe që listat “e reja” të kandidatëve po hartohen nga Lulzim Basha dhe do të serviren si “lista me prurje të reja”, edhe kjo nuk diskutohet. Por më e rëndësishme mbetet ajo çfarë kupola drejtuese e SHQUP-it, po u servir çdo ditë shqiptarëve, duke nisur nga propoganda donkishoteske, e duke përfunduar tek bojkoti tinzar i tryezave mes palëve politike. Partia Demokratike e kthyer në çiflik të dyshes Berisha-Basha, nuk ka shanse të diktojë dhe të mbajë peng fatin e shqiptarëve dhe të ardhmen e vendit. Shpikja e komisioneve të “seleksionimit” të emrave, harresa e qëllimshme e premtimit të dhënë nga Lulzim Basha se “propozimet do të vijnë direkt nga baza”, mashtrimi me shifra qesharake propozimesh, apo dhe rikthimi i gardës së vjetër në rrethe, e atyre që humbën dhe u diskredituan në 2017, tregon se pazari për të servirur “shkaktarin dhe mosnjohjen e fituesit” në 26 Prill 2021 po vazhdon. Në pothuajse të gjitha degët e rretheve, nga ku PD ka nxjerrë emra kandidatësh qysh nga qershori 2017, janë rikthyer kodoshët e skenarit të kryetarit. Ata po mbledhin grupe-grupe mbështetës dhe ekstremistë që akoma besojnë tek “fitorja e Lulzimit”, dhe po përgatisin terrenin për të afruar apo dhe blerë vota nga elementë të lëkundur. Edhe në zgjedhjet e 25 Prillit 2021, baza e telendisur e Partisë Demokratike, baza e mashtruar, do të përballet me fytyrat e vjetra të listave të “reja”, të cilët nuk dihet përse do tu flasin në fushatë, çfarë do tu premtojnë qytetarëve, kur prej afro 2 vitesh, Lulzimi dhe shokët e tij, kanë braktisur institucionet, dhe nuk bëjnë as opozitë. Duke dashur të ecë dhe bëjë fushatë me “ëndrrën kryeministrore”, Lulzim Basha nuk ka preferuar të dëgjojë zërin dhe këshillat e urta të elitës intelektuale dhe kontribuesve të Partisë Demokratike, për të mos vazhduar më tej, dhe për tu dorëhequr. Ai ka vendosur të ecë i sigurtë nga “humbja në humbje”, duke e shtyrë me bojkote dhe djegie mandatesh edhe 4 vitet që vijnë, natyrisht pasi të ketë konsumuar fushatën elektorale me terma të vjetëruar, si për “taksën e sheshtë, rritjen e rrogave dhe pensioneve” apo duke manipuluar edhe me protestat e shtresave të ndryshme të shoqërisë, në kohë pandemie. Lulzim Basha, në 26 Prill 2021, do të jetë i vetmi humbës, që do të shpallë “fitoren e vjedhur”, ai do të jetë i vetmi humbës që do ti duhet të japë llogari deri në një, mbi maskaradën e listave apo dhe pazaret e fshehta, për ta përdorur Partinë Demokratike si mjetin e vetëm në interesin e tij.
Te pakten ne elbasan durres ka gjithe ata qe ishin 2017
E sigurte di ti humbase