Anëtarët e Shoqatës për Mbrojtjen e Tregtarëve dhe të Tregut kanë vendosur që të çojnë në Gjykatën Kushtetuese ligjin për biznesin pas ndryshimeve që u bënë këtë muaj në lidhje me masat e gjobave, mosdeklarimit të punonjësve apo pagave. Shoqata nuk është pro neneve të ndryshuara nga qeveria.